Ju lutemi lexoni me kujdes këto Afate dhe Kushte të Përgjithshme të Shitjeve në Largësi (Online) të “Star Digital ” Sh.p.k., përpara se të pranoni produktet tona të ofruara për shitje përmes faqes sonë zyrtare të internetit www.StarDigital.com ku ju mund të vendosni urdhrin tuaj të blerjes për produktet tona, sipas këtyre Afateve dhe Kushteve të Përgjithshme (këtu e tutje “Afatet dhe Kushtet”).
Me pranimin e këtyre Afateve dhe Kushteve, ju pranoni se keni lexuar, kuptuar dhe keni pranuar këto Afate dhe Kushte dhe se këto Afate dhe Kushte janë një detyrim ligjor për ju.

  1. PËRKUFZIME
    Për qëllimet e këtyre Afateve dhe Kushteve, fjalët me gërma kapitale kanë kuptimin si më poshtë:
    1.1 “Star Digital”-do të thotë Star Digital sh.p.k., një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, e regjistruar rregullisht pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me NUIS _ me seli në adresën: Rruga Thoma Kalefi , Elbasan , Shqiperi.
    1.2 ”Konsumator” -do të thotë një person i cili blen mallrat apo Produktet e Star Digital-it per nevoja vetjake për qëllime që nuk lidhen me tregtinë, biznesin ose veprimtarinë profesionale.
    1.3 “Produkt(et)”– do të thotë [p.sh Frigorifere, lavatrice,Elektroshtepiake etj.]
    1.4 ”Urdhër për blerje” – do të thotë çdo porosi e vendosur nga Konsumatori në Faqen e Internetit të Star Digital për blerjen e një ose më shumë Produkte.
    1.5 ”Faqja e Internetit” – do të thotë faqja zyrtare e internetit www.StarDigital.com, faqet e rrjeteve sociale, posta elektronike, dhe format e tjera të komunikimit.
  2. RREGULLAT E SHITJES
    2.1.Produktet janë të destinuara vetëm për shitje tek individët që janë konsumatorë si përdorues të fundit.
    2.2 Në çdo kohë, Star Digital mund të modifikojë ose ndryshojë këto Afate dhe Kushte. Konsumatori do t’i nënshtrohet Afateve dhe Kushteve fuqi në kohën e vendosjes së Urdhërit për Blerje.
    2.3 Star Digital rezervon të drejtën për të kufizuar sasinë e Produkteve të porositura sipas pershkrimit.
    2.4 Të gjitha njoftimet në pajtim me Afatet dhe Kushtet, do të dërgohen në e-mail adresën e ofruar nga Konsumatori në kohën kur Konsumatori regjistrohet me rastin e blerjes.
  3. KUSHTET E SHITJES
    3.1 Secili produkt i ofruar për shitje mund të zgjidhet në pjesën e dedikuar të uebfaqes apo format e tjetër për shitje që do të shfaqë foton, çmimin e produktit, ngjyrat dhe madhësinë e produktit (aty ku është e aplikueshme). Disa produkte mund të shfaqen në uebfaqe vetëm për arsye promovuese dhe jo për shitje.
    3.3 Për të përfunduar një Urdhër për Blerje për Produktet e përzgjedhura, Konsumatori do të duhet të ndjekë udhëzimet dhe procedurat e dhëna në Faqen e Internetit. Pas vendosjes së suksesshme të Urdhrit të Blerjes dhe plotësimit të plotë të formularit të porosisë, Konsumatori do të marrë një konfirmim nga Star Digital me anë të postës elektronike (e-mailit) i cili përmban një përmbledhje të detajeve të Produkteve të porositura dhe detajeve të transportit nëse është e aplikueshme.
    3.4 Konsumatori është përgjegjës për të kontrolluar saktësinë e përmbajtjes së çdo Urdhri të Blerjes që ai vendos përpara konfirmimit të Urdhrit të tij të Blerjes dhe është përgjegjës për plotësimin e formularit të blerjes sipas udhëzimeve të dhëna në Faqen e Internetit. Para përfundimit të çdo Urdhri të Blerjes tek Star Digital, Konsumatori do t’i kërkohet të konfirmojë se ka lexuar me kujdes dhe se i pranon këto Afate dhe Kushte. Në rast të mos pranimit të këtyre Afateve dhe Kushteve nga Konsumatori, Urdhri i Blerjes nuk do të procesohet.
    3.5 Nëse Konsumatori dëshiron të bëjë ndryshime ose korrigjime në Urdhërin e Blerjes pas konfirmimit, Konsumatori duhet të kontaktojë Shërbimin për përkujdesje ndaj Konsumatorit në numrin e telefonit ose në adresën e postës elektronike (email-in) e shfaqur në seksionin “Kontakti” në Faqen e Internetit të Star Digital-it. Një Urdhër i Blerjes i konfirmuar nuk mund të modifikohet ose anulohet nga Konsumatori për shkak se ne do të fillojmë menjëherë të punojmë në porosinë tuaj. Përjashtim i kësaj mund të ekzistojë në rastet siç është përcaktuar shprehimisht në Afatet dhe Kushtet ose të parashikuara ndryshe nga ligji në fuqi.
    3.6 Sapo Konsumatori të përfundoj një Urdhër të Blerjes, rekomandohet që klienti të shkarkojë dhe të ruajë ose të shtypë Afatet dhe Kushtet e aplikueshme në kohën e dorëzimit të Urdhërit.
  4. DISPONUESHMËRIA DHE DORËZIMI
    4.1 Konsumatori pranon se rezervat e produkteve të ofruara në faqen e internetit janë të kufizuara.
    4.2 Herë pas here, disa Produkte mund të mos jenë të disponueshme. Në këtë rast, Star Digital do të informojë Konsumatorin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në çdo rast brenda dyzet e tetë (48) orëve (me përjashtim të fundjavave dhe festave) nga data kur Urdhri i Blerjes është pranuar nga Star Digital. Nëse një nga Produktet të porositura me anë të Urdhrit të Blerjes nuk është i disponueshëm, atëherë porosia do të përmbushet për Produktin që është në dispozicion.
    4.3 Star Digital do të bëjë përpjekjet më të mira për të përmbushur çdo Urdhër të Blerjes brenda 48 orëve dhe në çdo rast nga data e marrjes së Urdhrit të Blerjes. Sidoqoftë, në rast të vonesës eventuale për dorëzimin e produktit, Star Digital nuk do të jetë përgjegjës për dëmshpërblimin e Konsumatorit dhe asnjë pretendim, humbje ose shpenzime që pretendohet të rezultojë nga Star Digital.
    4.4 Konsumatori mund të kontaktojë Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorit informata shtesë në lidhje me çdo çështje që ka të bëjë me dorëzimin e porosisë.
  5. ÇMIMET DHE PAGESA
    5.1 Çmimi i përgjithshëm për secilën Urdhër të Blerjes do të përmbajë edhe koston e transportit të llogaritur siç përcaktohet në Nenin 7 të këtyre Kushteve.
    5.2 Star Digital rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimet e produkteve të ofruara në çdo kohë dhe pa paralajmërim. Çmimet e publikuara në Faqen e Internetit në kohën e konfirmimit të Urdhrit të Blerjes janë çmimet që do të zbatohen për një Urdhër Blerjeje të tillë. Star Digital, sipas gjykimit të vet, mund të refuzojë procesimin e një Urdhëri Blerjeje për arsyet si në vijim: nëse çmimi i publikuar për çdo Produkt nuk është i saktë për shkak të c’rregullimeve të ndonjë gabimi dhe për të cilin Star Digital nuk do të jetë i përgjegjës; nëse produktet e paraqitura në Faqen e Internetit (ose formave tjera) nuk janë më të disponueshme; nëse Star Digital nuk mund të marrë autorizimin për pagesën e Konsumatorit, apo nëse ka probleme me tërheqjen e mjeteve nga llogaria e kartelës bankare të Konsumatorit; nëse ekzistojnë kufizime për dërgesën e Produktit të vendosur në Urdhërin e Blerjes.
    5.3 Pagesa mund të bëhet me kartë bankare të vlefshme (kartë krediti apo debiti) e cila ka fonde të mjaftueshme për të kryer porosinë. Transaksionet me kartelë bankare do të qeverisen nga rregullat e ofruesit të kartelës bankare apo autoritetit tjetër kompetent. Pagesat mund të kryhen edhe përmes metodave të tjera, duke përfshirë pagesën në kohën e dorëzimit të Produktit, në të cilin rast konsiderohet se shitja është kryer në momentin e kryerjes së pagesës.
    5.4 Plotësimi i suksesshëm i secilit Urdhër të Blerjes do të bëhet vetëm pas verifikimit të të dhënave të kartelës bankare të Konsumatorit dhe pas autorizimit për të kryer ngarkesën për Urdhërin e Blerjes në këtë kartelë.
  6. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE
    6.1 Konsumatori pranon dhe jep pëlqimin e tij për përdorimin dhe përpunimin e të dhënave personale të tij/saj nga Star Digital në momentin e vendosjes së Urdhrit të Blerjes për qëllimet dhe deri në masën e nevojshme për përmbushjen e këtyre Afateve dhe Kushteve.
    6.2 Përpunimi i te dhënave personale do të kryhet nga shoqëria Star Digital Sh.p.k regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me NUIS _, adresë postare: Rruga Thoma Kalefi , Elbasan , Shqiperi. Për çdo pyetje apo shqetësim lidhur me përpunimin e të dhënave personale, Konsumatori mund të kontraktojë Star Digital në adresën e postës elektronike info@StarDigital.com apo në numrin e telefonit +355 692321248
    6.3 Për qëllimet në nenin 6.1 e 6.5 të këtyre Afateve dhe Kushteve, Star Digital mund të përpunoje këto kategori të dhënash personale:
    -informacion për identifikimin e Konsumatorit, të tillë si emër, mbiemër, numër identiteti, numër kontakti e çdo informacion tjetër që mundëson ketë identifikim;
    -informacion financiar të Konsumatorit të tillë si numër llogarie bankare, shumat e paguara nga ju për Star Digital për Urdhër Blerjeje/porosi e te tjera te ngjashme.
    6.4 Konsumatori pranon dhe jep pëlqimin e tij që Star Digital të ruajë, të përpunojë, të administrojë, të analizojë, të arkivojë, të përdorë të dhënat personale të mbledhura për qëllimet e këtyre Afateve dhe Kushteve, përfshirë edhe për qëllime të dërgimit dhe pranimit të materialeve dhe ofertave promocionale nga Star Digital, konform qëllimeve të këtyre Afateve dhe Kushteve dhe kushteve dhe afateve të përcaktuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale në fuqi, sipas rastit.
    6.5 Konsumatori pranon dhe jep pëlqimin e tij që Star Digital mund të transferojë dhe/apo mund të ndajë të dhënat e tij/saj personale të mbledhura sipas regjistrimit të Urdhrit të Blerjes, me kontraktorë e tij të jashtëm, siç janë: këshilltarët e jashtëm ligjor, këshilltarët financiar, tatimor, auditorët, si dhe me çfarëdo kontraktori tjetër të jashtëm apo person tjetër, me qëllim dhe deri në masën që ky transferim lidhet me përmbushjen e këtyre Afateve dhe Kushteve apo me përmbushjen e një detyrimi ligjor të Star Digital apo për çdo qëllim tjetër të lejuar sipas ligjit dhe me kusht që çdo person i tillë apo përfituesi i transferimit të këtyre të dhënave të angazhohet për ruajtjen e konfidencialitetit të plotë të të dhënave personale te Konsumatorit sipas ligjit.
  7. DËRGIMI I POROSISË
    7.1 Urdhërat e Blerjes dhe porositë do të dërgohen duke përdorur shërbimin postar të përzgjedhur nga Star Digital me diskrecionin e tij. Urdhrat e Blerjes realizohen dhe dorëzohen nga e hëna deri të premten, duke përjashtuar fundjavën si dhe festat zyrtare.
    7.2 Aktualisht, Star Digital ofron shitje të produkteve vetëm brenda Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përveç kësaj, Star Digital nuk do të përpunojë një Urdhër të Blerjes në të cilin adresa nuk është e saktë ose nuk është e plotë.
    7.3 Kostoja e dërgesës (nëse aplikohet) do të shfaqet së bashku me shpenzimet e tjera që lidhen me blerjen dhe porosinë në fund të formularit të porosisë, para konfirmimit të Urdhërit të Blerjes.
    7.4 Për arsye sigurie, të gjitha blerjet ne Faqen e Internetit (online) të Star Digital-t kërkojnë një nënshkrim pas dorëzimit. Të gjitha porositë sipas Urdhrit të Blerjes dorëzohen përmes postës së autorizuar nga Star Digital. Nëse nuk keni mundësi të nënshkruani për pranimin e porosisë tuaj, zyrtari i postës do të lërë një njoftim në derën tuaj, duke ju informuar për porosinë. Nëse nuk jeni në dispozicion për të nënshkruar porosinë tuaj apo adresa për çfarëdo arsye nuk është e saktë, porosia juaj do të anulohet dhe produkti do të kthehet tek Star Digital. Në rast të dështimit, Konsumatori do të ngarkohet me kostot dhe shpenzimet e transportit.
  8. PRANIMI I PRODUKTIT
    8.1 Konsumatori do të kontrollojë produktet menjëherë në momentin e dorëzimit për të përcaktuar konformitetin me Urdhërin e dhënë.
    8.2 Konsumatori duhet të njoftojë Star Digital- n për çdo defekt të mundshëm (p.sh. paketimi tregon dëshmi të dëmtimit, dëmtim i produktit ose dallimet në mes të produkteve nga ato të porositura sipas Urdhrit të Blerjes).
    8.3 Nëse një ose disa produkte të dorëzuara janë të ndryshme nga ato të urdhëruara ose janë të dëmtuara, Konsumatori duhet të informojë menjëherë Star Digital-n duke kontaktuar Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorit.
    8.4 Në rastin e kthimit të produktit, Konsumatori duhet të ndjekë me kujdes procedurat e kthimit të vendosura nga Star Digital. Star Digital këshillon Konsumatorët të kontaktojnë Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorit për udhëzime dhe sqarime të nevojshme.
  9. KTHIMI I PRODUKTIT
    9.1 Konsumatori ka të drejtë të kthejë produktin nga Urdhëri i tij i Blerjes, në rast të mospërputhjes (konformitetit) midis produktit të porositur dhe produktit të pranuar, duke i kthyer Produktet që ka marrë tek Star Digital brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve nga data kur këto Produkte janë dorëzuar tek Konsumatori. Produktet e përdorura, të personalizuara ose të bërë me porosi nuk mund të kthehen.
    9.2 Në lidhje me Produktet që kthehen, Konsumatori duhet të përdorë kuponin fiskal. Konsumatori është përgjegjës dhe merr përsipër të gjitha rreziqet që kanë të bëjnë me dërgesën, duke përfshirë vonesat.
    9.3 Nëse kthimi bëhet në përputhje me të gjitha kushtet e mësipërme, Produkti nuk është i përdorur dhe/ose dëmtuar dhe kthimi është bërë brenda afatit, Star Digital të rimbursojë Konsumatorin me shumën e paguar me kartë bankare brenda tridhjetë (30) ditëve duke filluar nga koha që Star Digital pranon dhe inspekton produktet e kthyera të Konsumatorit. Star Digital do të pranojë kthimet ose zëvendësimin ose kërkesat e rimbursimit vetëm në mënyrën e përshkruar më sipër dhe vetëm për produktet që janë blerë nga Faqja e Internetit të Star Digital-t. Sendet e paplota, të dëmtuara, të konsumuara, të ndotura ose të ndryshuara nuk do të pranohen dhe prandaj do t’i kthehen Konsumatorit.
  10. PËRGJEGJËSIA PËR PRODUKTIN
    10.1 Star Digital nuk do të jetë përgjegjës për dëmet eventuale të Produkteve të shkatuara si pasojë e transportuesit.
    10.2 Star Digital nuk do të jetë përgjegjës ndaj Konsumatorit ose përdoruesve ose shfrytëzuesve të mëvonshëm për ndonjë dëm, humbje ose kërkesë, qoftë direkte, indirekte ose pasuese, qoftë për dëmtim të pronës ose personit, në çfarëdo çështje dhe Konsumatori me këtë heq dorë nga çdo kërkesë e tillë në emër të tij dhe në emër të cilitdo person ose palë të cilit i transferon produktet.
    10.3 Në asnjë rrethanë, Star Digital nuk do të jetë përgjegjës për kërkesat për dëmshpërblim, qoftë të drejtpërdrejtë, të menjëhershëm, të parashikueshëm, të rastësishëm, konsekuent ose të veçantë, ose për ndonjë shpenzim ose të lindur për shkak të përdorimit ose keqpërdorimit, shitjes ose fabrikimit të produkteve që nuk janë në përputhje me Afatet dhe Kushtet.
  11. LIGJI I APLIKUESHËM DHE MOSMARRËVESHJET
    11.1 Këto Afate dhe Kushte rregullohen dhe interpretohen në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë
    11.2 Çdo mosmarrëveshje, konflikt, ose pretendim që lind nga apo në lidhje me këto Afate dhe Kushte duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose pavlefshmërinë, do të zgjidhet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.